Kjo pjesë e Evropës, Ballkani, është ende duke u zhvilluar veçanërisht në sektorin e transportit dhe turizmit. As nuk ka shumë mundësi për fluturime ekonomike drejtë Ballkanit, por edhe midis vendeve brenda gadishullit. Nëse vendosni të bëni një udhëtim midis shteteve të Ballkanit autobusi është zhgjedhja më e mirë. Edhe se autobusët në Ballkan mund të jenë të lirë, shpesh ato krijojnë stres dhe vonesa, sidomos në vendet ku sistemi rrugor është ende i pa zhvilluar. Sidoqoftë, prej faktit se turizmi drejt Ballkanit është duke u rritur shtetet kanë nisur përpjekjet për organizim më të mirë. Kështu që, ne po ju sjellim disa gjëra që është mirë t’i dini në mënyrë që të shijoni maksimumin e përvojës Ballkanike.
Në ueb-rrjet, ka shumë faqe të cilat ju nidhmojnë për të gjetur se si të lëvizni rreth Ballkanit, por shumica e tyre nuk janë të plota dhe disa gjëra mungojnë. Kjo sepse kompanitë e autobusave ose nuk kanë uebfaqe ose përmbajtja e tyre nuk është përshtatur siç duhet në Anglisht.
Kështu që, më e mira është të bëni një kërkim online për qytetet apo vendet që dëshironi të vizitoni, shikoni për udhën që do të përshkoni duke shkruar emrat dhe pikat tërheqëse të destinacionit, mbani shënim e-mail-et e kompanive bashkë me numrat e telefonit dhe përdorini për të parashtruar pyetjet dhe shqetësimet e juaja rreth udhëtimit që duhet të bëni. Flisni me agjentët e kompanive për ku doni të shkoni dhe gjithashtu tregojuni që nuk jeni vendas (nëse) sepse kjo i bën qytetarët e Ballkanit t’ju përqasin me një ekstra dnihmë për pasagjerët që udhëtojnë me autobusët e tyre. Për më tepër, mos harroni të pyesni vendasit, njerëzit e rastësishëm, për linjat e autobusave dhe oraret, stacionet e tyre, ku të gjeni biletat dhe informacione të tjera. Për shkak se në disa shtete transporti është disi i pa organizuar siç duhet, vendasit kanë njohuri të mirë rreth udhëtimeve me autobus. Prandaj mos ngurroni të pyesni sa herë që vështirësoheni. Ata do t’ju ndihmojnë sigurisht me kënaqësi – ky është një nga elementët më të bukur që ballkanasit e shfaqin sa herë që takohen me dikë që këron ndihmë.
Diçka tjetër që ju ndihmon, por kërkon pak njohuri të gjuhës dhe durim, është të bëni një kërkim brenda forumeve dhe të lexoni për eksperiencat e njerëzve të tjerë rreth së njëjtit udhëtim më t’uajin; mundohuni të gjeni forume të cilat ju japin informacion mbi linjën e autobusit që ju duhet të merrni për udhëtim.
Përsa i përket Shqipërisë dhe transportit brenda saj, apo edhe jashtë vendit, gjërat komplikohen pak sa. Ka disi paqartësi dhe ndonjëherë mungesë informacioni në ueb-rrjet. Përsëri, të pyesni vendasit është krejt e domosdoshme. Shumë kompani udhëtimi kanë vetëm nurma të telefonit dhe një zyrë diku në qytet për të cilat hartat e Google nuk kanë pothuajse asnjë të dhënë tjetër rreth udhëtimit dhe autobusave. Kështu që, në këtë rast më e mira që mund të bëni është të merrni në telefon kompaninë vetë. P. sh., unë përsonalisht lëviz brenda Shqipërisë dhe ndonjëherë jashtë saj. Në të dy drejtimet, unë telefonoj kompaninë e udhëtimeve Elite Travel Albania. Elite Travel është kompania me më eksperiencë në Shqipëri e cila ka një uebfaqe të vetën rreth udhëtimeve dhe linjave me autobus, Elite Mobility.
– Nga eksperinca personale, agjentët e kompanisë më kanë ndihmuar sa herë kam patur nevojë. Kompania ka autobusat e saj dhe gjithashtu bashkëpunon me partnerë të tjerë brenda Evropës Juglindore. Ka edhe shoferët e saj privat të cilët operojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë. – Agjentët e kompanisë do t’ju japin mbështetjen që ju nevojitet, këshillimin dhe orientimin për udhëtimin tuaj dhe do të oragnizojnë gjithka nevojitet për blerjen e biletave gjithashtu.
Përgjat udhëtimit, autobusët ndalojnë nëpër vende tek të cilat mund të blini ushqim apo vakte të shpejta si sanduiç, etj. Disa nga linjat e udhëtimit bëjnë ndalesa pak më të gjata të cilat ju lejojnë të uleni dhe të merrni ushqimin tuaj pa stresin e kohës së shkurtër. Por, ndonjëherë mund të udhëtoni me linjë autobusi që nuk ndalon për orë të tëra, dhe ndoshta ndalesën e bën kur kalon kufirin shtetëror, ose bëjnë vetëm 5 minuta ndalesë. Kështu që, përgatitja e ushqimit me vete është tepër e rëndësishme në këto raste. Disa nga autobusët lejojnë që të merrni ushqimin tuaj brenda në mjedisin e mjetit, por mund të qëlloni edhe në autobus ku nuk lejohet ushqimi me vete. Ju këshilloj që gjithmon të pyesni shoferin e autobusit.
Çfarëdo lloj autbusi të merrni në Ballkan, përgatitja e ushqimit dhe lëngjeve me vete do t’ju shërbejë gjithmon duke ditur se mund të hasni mungesa gjatë rrugës.
Edhe se Ballkani njihet si zonë me klimë Mesdhetare, temperatura mund të ndryshoj nga shtet në shtet. Pjesa perëndimore e gadishullit ka klimë të njëjtë, por kur shkojmë drejt Verilindjes temperaturat nryshojnë shumë. Kështu që, nëse udhëtimi juaj duhet të kaloj nga njëra anë në tjetrën është mirë të kontrolloni informacionet e Motit dhe të përgatisni veten duke marrur disa rroba shtesë sipas nevojave.
Personalisht ju këshilloj të mbani gjithnjë një xhaketë të lehtë me vete. Nuk i dihet se në çfarë situatash mund të gjendeni kur autobusi vonohet apo udhëtimi juaj ndodh gjatë natës. Gjithashtu ka autobusë të cilët nuk kanë rregullues të mirë të temperaturave brenda automjetit. Në disa prej tyre, në stinën e verës, ajri i kondicionerit mund të mos punoj siç duhet dhe ju e gjeni veten duke plasur prej vapës.
Sipas stinës brenda së cilës ju udhëtoni, duhet të jeni të gatshëm të përdorni veshje të ndryshme, dhe t’i krijoni vetes ndjesinë e rehatisë përpara, përgjatë dhe në fund të udhëtimit.
Duhet të mendoni, gjithnjë në lidhje me destinacionin tuaj, për gjëra që ju duhen kur të zbrisni nga autobusi në përfundim të udhëtimit. Kur udhëtimi jua është brenda së njëjtit shtet, me siguri ju e keni menduar çështjen e parave dhe nuk ju duhet të mendoni veçse për të patur disa të shkoqura me vete. Ndërsa, kur udhëtimi jua përshkon dy a më shumë shtete, përgatisni veten të keni para të cilat përdoren në vendet ku shkoni. Shtetet e Ballkanit përdorin kartmonedhat e veta dhe një pjesë nuk pranon pagesa me euro apo tjetër valutë.
Tjetër gjë e rëndësishme është të keni gjithnjë të vogla në portofolin tuaj. Shumë dyqane vendase, sidomos në ato vende ku sistemi elektronik mungon, nuk kanë paisje për pagesë me kartë elektronike. Mbani të shkoqura në portofol!
Të gjithë kompanitë janë të përgatitura kur bëhet fjalë për ambjente të pastra dhe të sigurta. Ndjekin protokollin e higjenës dhe janë të përgatitur për kujdesin e pasagjerëve. E vetmja gjë që mund të mungojë në disa autobusë është tualeti, dhe kjo varet nga lloji i kompanisë. Kështu që e mira është të shkoni më parë në tualet. Shumë linja kanë ndalesa për nevojat personale të pasagjerëve, por ju mund të qëlloni edhe në ndonjë që s’ka.
Në këtë çështje, nëse është shqetësim për ju, mbani gjithashtu edhe disa monedha vendase për t’i përdorur në raste kur ju duhet të paguani për tualetin. Ka edhe shtete të tjera ku nuk ju kërkohet të paguani për të përdorur tualetin sepse autobusi ndalon në vende normalisht ku ka Kafe & Restorant të cilat e kanë tualetin të lirë për të gjithë klientët e tyre.
Përsa i përket higjenës personale, mbani me vete gjithmon letër higjenike dhe disifektant sepse ndoshta ndesheni me autobusë apo stacione që nuk i kanë këto në mjediset e tyre.
Ju këshillojmë të shkoni tek stacioni kohë përpara nisjes. Stacionet e autobusave në Ballkan mund të jenë ndonjëherë të hallakatura, ose gjenden pranë parkimeve të një hoteli apo përpara kafeneve të vogla vendase. Në çfarëdo shteti, nëse nuk keni njohuri të mira për vendodhjen e stacionit mos ngurroni të pyesni gjtihmon vendasit për linjën që duhet të udhëtoni, mbërrini pëara tek stacioni i nisjes dhe sigurohuni për oraret me kompanitë apo me kamarierin e lokalit (nëse) i cili orienton njerëzit për autobusin dhe orën e nisjes.
Ndërsa në disa shtete tabelat e orareve nuk janë shumë të sakta, shtete të tjera mund të mos kenë fare informacion të afishuar në tabelë. Mos prisni që oraret të jenë gjithnjë të sakta. Personalisht, kam udhëtuar me autobusë të cilët janë nisur orë më pas, dhe kam hasur autobus të cilët nisen në kohën e caktuar. Edhe mbërritja mund të ketë probleme të njëjta. Kështu që, pyesni gjithnjë agjentët e biletave për oraret ose nëse shkoni për të terhequr biletën mbani shënime në letër informacione rreth linjës së udhëtimit.
Kur udhëtoni nëpër Ballkan do të hasni kalime midis kufijve, dhe aty ka disa prej tyre. Secila zonë kufitare ka veçoritë e saj dhe operon edhe sipas marrëdhënieve ndërshtetërore. Duke kaluar nga Greqia për në Shqipëri, p.sh., pasagjerët qëndrojnë brenda autobusit ndërkohë që shoferi mbledh pasaportën e secilit dhe i kalon ato nëpër kontroll, dhe kjo ndodh për të dy anët e kalimit. Por, kur kalon nga Serbia për në Bullgari, duhet të zbresësh dhe të kalosh vetë pasaportën për kontroll kufitar. Gjuha gjithashtu është një vështirësi që do të hasni në kalimin e kontrollit doganor. Shumë prej punonjësve të kontrollit nuk flasin Anglisht. Gjithësesi, mos u stresoni, do të gjendet gjithmonë dikush që do t’ju japë ndihmë këtu. Siç ju thashë dhe më lartë, populli ballkanas ndihmon gjithmonë shtetasit dhe turistët e huaj kur nevojitet.
E rëndësishme të dini – mbani gjithnjë pasaportën tuaj me vete sepse në disa zona kufitare nuk pranohet kalimi vetëm me ID.