Shoferët e autobusit janë të përgjegjshëm për transportin e sigurtë dhe në kohë të pasagjerëve të tyre drejt destinacioneve të kërkuara. Ata duhet të mbajnë mend shumë gjëra kur bëhet fjalë për sigurinë e pasagjerëve. Shoferët kanë përgjegjësi për sigurinë në rrugë dhe për vëmendjen e kalimtarëve kur autobusi është në lëvizje. Gjithësesi, ata kanë edhe detyrimin që të kujdesen për pasagjerët dhe vazhdimisht të kalojnë nëpër trajnime periodike lidhur me sigurinë brenda automjetit.
Shoferët profesionistë kanë detyrën të kujdesen për pasagjerët e tyre. Ata duhet të ndërmarrin disa hapa për t’u vetëdijuar që janë të aftë të krijojnë siguri për njerëzit që trasportojnë. Këto hapa përfshijnë vëmendjen përgjatë rrugës, në stacion/ndalesa, ose të merren me mbikëqyrjen e automjetit para nisjes.
1. Praktikat e drejtimit të sigurtë të automjetit
Të njohin automjetin e tyre
Kujdes për stilin e drejtimit
Të dinë për nevojat e pasagjerëve të tyre (veçanërisht për ata me aftësi të kufizuara)
Të bëjnë kujdes për pasagjerët që hyjnë dhe dalin nga automjeti
2. Njohja me politikat dhe legjislacionin e rripit të sigurimit
Njohuri mbi përdorimin e rripave të sigurimit
Të trajnuar mbi rregullat, dhe rifreskimin e tyre kur ndërrojnë automjet
Të njihen me rregullat për fëmijët që udhëtojnë me ta
Të sigurohuen që pasagjerët të përdorin rripat e sigurimit siç duhet dhe të ndihmojnë në rast nevoje
Të sigurohen që të gjithë pasagjerët janë të ulur para se të nisen
3. Komunikimi i sigurtë i informacionit
Komunikim i qartë për çdo gjë
Ndërgjegjësimi i pasagjerëve për daljet e emergjencës dhe vendndodhjen e tyre
Përgjegjësi që pasagjerët të respektojnë rregullat e autobusit dhe politikat e sigurisë
Informimi i pasagjerëve për rrethanat (nëse ka) që mund të ndodhin gjatë rrugës
Të hapur në pranimin e pyetjeve të pasagjerëve në përfundim të udhëtimit
4. Shëndeti dhe Siguria brenda automjetit
Së pari, kujdes për veten
Siguri për kolegët dhe pasagjerët
Të vetëdijshëm për stilin e drejtimit, të mos ndikojë në sigurinë e pasagjerëve
Të vëmendshëm që vendkalimet të jenë të lira
Informim rreth kushteve të motit
Të sigurohet që shenjat dhe sinjalistikat brenda automjetit të jenë të dukshme për të gjithë
Kontroll për rripat e sigurimit nëse funksionojnë siç duhet
Kontroll për butonat, daljet e urgjencës dhe çekiçët e dritareve të funksionojnë siç duhet përpara hyrjes së pasagjerëve në automjet
Siç kuptoni nga ky artikull i shkurtër, të bëhesh shofer profesionist kërkon kohë dhe mund. Është e rëndësishme që një shofer të jetë gjithnjë i vetëdijshëm për ndryshimet që ndodhin në industrinë e transportit dhe të rifreskojnë aftësitë e tyre në lidhje me këto ndryshime. Aspekti profesional i shoferit nuk ka të bëjë vetëm me aftësinë e të drejtuarit të automjetit, por kërkon kuptueshmëri të gjerë të aspekteve të lidhura me lëvizjen në rrugë, pasagjerët, kohën/moti, rregulloren e SH&S, automjetin që marrin në drejtim, destinacionet, trafikun dhe me aftësitë komunikuese.
Referencë: Burime online