Këshilla për Zgjedhjen e Autobusit për Korporata

Nëse keni planifikuar një takim ose konferencë në një shtet tjetër larg bazës së biznesit tuaj, atëherë ju duhet të mendoni për transportin e miqve apo punonjësve tuaj.

Transporti publik mund të kthehet shpesh në dhimbje koke, sidomos kur ju nuk keni ide për shtetin/vendin ku planifikoni të shkoni. Gjithashtu, ju duhet të mendoni që miqtë e juaj të përfshihen në eksperiencën më mbreslënëse të mundshme.

Si do që të jetë lloji i transportit që ju nevojitet, nga aeroporti apo hoteli drejt destinacionit (dhe anasjelltas), pavarësisht vendeve të nisjes apo edhe orareve, kompanitë e dhënies me qera të autobusëve janë mënyra më e mirë e cila përshtatet me nevojat e transfertave për një korporatë.

Këto kompani autobusësh mund të organizojnë marrjen e grupeve dhe zbritjen e tyre nga aeroporte të vogla dhe të mëdha; t’ju çojnë deri tek hoteli që keni zgjedhur, apo t’ju marrin nga hoteli drejt zyrave dhe vendeve të eventit në fjalë. Për më tepër, nëse miqtë tuaj dëshirojnë të bëjnë shëtitje të ndryshme, të darkojnë diku përkatësisht ose të bëjnë diçka tjetër, një kompani autobusi do të merret me gjithë nyjet e transportit në fjalë.

Po ju listojmë disa pyetje të cilat ndihmojnë në ndërtimin e idesë rreth përmasës së transfertës që ju nevojitet të realizoni. Mund të përdorni këto pyetje si metodë për të kuptuar nëse duhet të zgjidhni një autobus me qera apo jo.

A udhëton stafi juaj vazhdimisht?
A keni partnerë jashtë vendit të cilët kanë nevojë për t’u transferuar nga A në B?
Jeni duke planifikuar një konferencë, takim, nxitje shplodhëse ose një event për biznesin tuaj jashtë vendit?
A jeni i shqetësuar për sigurinë e miqve tuaj kur lëvizin nga një vend në tjetrin?
A ju duhet të zhvendosni punonjësit tuaj midis pikave të ndryshme të biznesit?
A do të ndodhë eventi jua në një vend tjetër për të cilin ju nuk keni njohuri?

Nëse i prëgjigjeni me po këtyre pyetjeve, atëherë ju duhet të merrni me qera një autobus për t’i shërbyer më së miri miqtë e juaj. Provoni të lidheni me Elite Mobility e cila operon në Shqipëri dhe Evropën Juglindore!

Gjithashtu, kini parasysh edhe këto këshilla para se të vendosni:

1. Mendoni për oraret dhe krijoni një tabelë me segmentë kohorë

Duhet të kontrolloni çdo pjesë të kohës dhe së pari intenerarin e fluturimit, më pas përdorini këto si bazë për të rezervuar autobusin për transfertën nga aeroporti, etj. Bëni me dije kompaninë për gjëra që mund edhe të shkojnë ndryshe nga pritshmëritë tuaja. Kjo mënyrë ju ndihmon gjithashtu të krijoni një tabelë oraresh dhe një plan-B i cili ju duhet nëse diçka shkon keq. Flisni me kompaninë e autobusit për limitet e tyre dhe gjërat që nuk munden t’i shërbejnë.

2. Gjykoni madhësinë e grupit dhe hapësirën që nevojitet për mbajtjen e sendeve

Kur zgjidhni një autobus për transfertën tuaj, sigurohuni që të keni numuruar mirë njerëzit që do të udhëtojnë. Pavarësisht llojin e grupit, familje, miqë e shoqëri ose punonjës mendoni për madhësinë por edhe për hapësirën e bagazheve që autobusi ofron. P.sh., nëse grupi është mbi 20 njerëz, zgjidhni një autobus të madhë.

3. Bëni llogarinë duke përfshirë edhe copëzat e vogla

Merrni parasysh këtu marrjen me qera të autobusit i cili përshtatet me numrin e njerëzve të grupit. Kjo, sidomos, është shumë kritike kur bëhet fjalë për udhëtimie që ju çojnë larg dhe për kohë të gjatë, ose për çmimet e vendeve të parkimit që do të rrisin me siguri shpenzimet totale. Gjithësesi, është e rëndësishme të mos harroni të shtoni çdo shpenzim të vogël në përllogaritjet tuaja totale sepse kur mblidhen të gjitha bashkë mund të dalin edhe supriza të pakëndshme.

Ekspertët tanë do t’ju ofrojnë një transport të personalizuar për arritjen e qëllimeve që ju dëshironi – edukues, argëtues apo sportiv qofshin ato.

Shpërndani këtë artikull

Më shumë për të Eksploruar

Krenarë të jemi pjesë e :

Abonohu në newsletter!

Merrni ofertat dhe të rejat e fundit nga ne.

Kontakt

Na ndiqni