Elite Mobility në Industrinë e Transportit

Elite Mobility i ndihmonë njerëzit të planifikojnë udhëtimin e tyre dhe të lëvizin nga një destinacion në tjetrin. Transporti është thelbësorë në industrinë e turizmit.

Është parakushti bazë për çdo udhëtim, pavarësisht destinacionit. Lëvizshmëria është një pjesë thelbësore e industrisë së turizmit.

Shërbimet e Elite Mobility menaxhohen nga një staf i trajnuar dhe i aftë për të garantuar udhëtim të sigurtë dhe të këndshëm. Me anë të teknologjisë së avancuar dhe nën drejtimin e një stafi të përkushruar, prej Elite Mobility do të merrni gjthmon shërbimin e kërkuar, sic ju e meritoni atë. Kompania ofron lloje të ndryshme dhe të veçanta të shërbimeve të transportit të bazuara në kërkesat e klientit.
Gërshetimi i përvojës shumëvjecare, sherbimi dhe përkushtimi me idetë krijuese të një stafi professionistësh do t’a bëjnë më të vecantë dhe më të bukur udhëtimin tuaj.

Elite Mobility, është një kompani me eksperiencë dhe profesionalizëm. Transportin e konsiderojnë si pjesë të rëndësishme të punës. Kompania ju siguron angazhim dhe organizim profesional të një skuadre që plotëson çdo kërkesë të klientit. Gjithashtu, Elite Mobility përqendrohet tek kërkesat dhe nevojat e veçanta të secilit klient për të realizuar shërbimin më të mirë të transportit duke vënë ne dispozicion shoferë profesionistë dhe me pervojë. Stafi i Elite Mobility ka për synim të bëhet pjesë esenciale brenda planifikimit të udhëtimit të çdo klienti. Si kompani me eksperiencë, Elite Mobility ofron larmi shërbimesh të cilat mbulojnë transportin në rrugë, parkimin në aeroport, udhëtime turistike, autobusë dhe makina me qira, etj. Po ju sjellim disa shembuj: pushime që përfshijnë paketa drejto-vetë ose fluturim dhe makinë me qira në destinacionin e zgjedhur; autobus me qera ose autobus me shoqërues për ekskursione, autobus me qera për familje, grupe, korporata dhe automjet për njerëz me nevoja të veçanta.

 

Kështu që, le të shohim pak për shërbimet dhe produktet e kompanisë.

School Travel

Shërbimet e Elite Mobility

Udhëtime ditore

Stafi i Elite Mobility është i gatshëm të shërbejë me shpejtësi, elasticitet dhe me kujdes mbi detajet e shërbimit ndaj klientit.
Tek Elite Mobility do të gjeni udhëtime ditore të cilat mund të shtohen brenda shërbimit apo udhëtimit tuaj në çdo moment. Nëse dëshironi të realizoni një eksperiencë më të veçantë për udhëtimin tuaj, kompania mund të bashkangjisë edhe një person-udhëzues për destinacionet që ju doni të vizitoni.

Udhëtime disa-ditore

Shërbimet e Elite Mobility mund të shkojnë edhe më gjerë. Nëse gjendeni në Ballkan ose Shqipëri, kompania do t’ju ofrojë një eksperiencë të personalizuar e përgatitur nga një staf profesionistësh. 

Kompania ofron shërbime për biznese të vogla ose të mëdha, kompani ndërkombëtare dhe kombëtar, dhe kompani shumkombëshe. Nëse dëshironi të ndërmerrni një udhëtim në grup ose udhëtim për nxitje kolektive, kompania Elite Mobility do personalizojnë një paketë përkatëse me nevojat dhe dëshirat e juaja. 

Transferta

Elite Mobility specializohet në sipërmarrjen e transportit të partnerëve ndërkombëtarë me anë të produkteve të dedikuara. Ky sektor i kompanisë ofron të gjitha llojet e transportit, lëvizjet në tokë ose mbërritjet në port, ose zhvendosjen nga një vend në tjetrin. Stafi i kompanisë është në ndihmë për çdo pjesë të transportit në mënyrë që ai të jetë sa më i lehtë dhe i këndshëm për klientin. Kompania ofron shumëllojshmëri shërbimesh duke filluar nga transferta private, biznesi, vetjak ose kolektivash, transferta të përziera deri tek zgjedhja e automjeteve me qira të madhësive të ndryshme.

Elite Travel Autobus

Produktet e Elite Mobility

Udhëtim në grup

Udhëtimi në grup është një eksperiencë e këndshme dhe më e lirë. Elite Mobility ofron larmi mundësishë për të zgjedhur kur bëhet fjalë për udhëtime në grup. Kompnia ka disa lloje automjetesh për t’u marrur me qira; autobus me 55, 56, dhe 57 vende, autobus mini me 25 vende, minibus me 20 vende, sprinter van me 15 vende ose 12 vende. Të gjitha automjetet janë të pajisura me klimatizues dhe komoditete bazë (që mund edhe të shtohen) për t’u përdorur nga të gjithë klientët, individuale apo kolektive qofshin kërkesat e tyre.

Transferta me karakter mikpritje

Elite Mobility organizonë të gjitha kërkesat e një korporate në lidhje me aspektin e mikpritjes dhe transfertave. Ky shërbim ofrohet si për udhëtimin ashtu edhe për qëndrimin në hotel, etj. Kompania është e pranishme në çdo hap të shërbimit, në fillim, përgjatë dhe pas udhëtimit të klientëve të saj. Gjithashtu, mund të bëni kërkesë në emër të klientëve tuaj ose të ruani kërkesën tuaj më herët për t’a përdorur atë një moment më vonë. Besoni tek Elite Mobility për një shërbim të ndërtuar në nivel të lartë profesional.

Udhëtime turistike

Kompania është e specializuar në mbarështrimin e shërbimeve të transportit dhe ofron zgjidhje për transport udhëtarësh, nga një person deri në grup personash. Udhëtimet turistike janë të krijuara sipas nevojave të çdo klienti dhe shërbehen në një numër të gjerë qytetesh në Shqipëri dhe Ballkan. Flota e automjeteve përbëhet nga një larmi mjetesh transporti duke përfshirë edhe minibus me sistem ndihmës për invalidë. Duke qenë një kompani me përvojë dhe profesionale, Elite Mobility ofron mundësinë e zgjedhjes për udhëtime një ditore ose shumë ditore.

Dasma

Elite Mobility kupton rëndësinë e kësaj dite të veçantë dhe mundësonë organizimin e transportit të personalizuar në përputhje me nevojat e klientit. Shërbimi i kompanisë mundësonë transport pa stres në mënyrë që udhëtimi të jetë sa më i këndshëm në vendet si Shqipëria, Mali Zi, Kosovë dhe në Maqedonia e Veriut. Elite Mobility mund të organizojë çdo gjë që keni nevojë në lidhje me transportin e ceremonisë martesore, datëlindjes dhe/ose ditëve të veçanta të jetës. Kompania ju siguron përjetime të paharrueshme.

Organizim eventesh

Për çdo lloj transporti që lidhet me konferenca, takime profesionale, takime biznesi, transport aeroportual, evente speciale, evente sociale, evente në grup etj. Prej Elite Travel do të merrni shërbimin më cilësor dhe professional në fushën e transportit B2C (Biznes-Klient). Stafi i kompanisë e jehë mirë punën e tij në këtë sektor bashkë me të gjitha aspektet e tij dhe përpiqen vazhdimisht të ndërtojnë zgjidhjet më të mira, në veçanti për secilin klient.

Ekskursione shkollore

Elite Mobility mundësonë transportin special për ekskursione shkollore të cilat janë frymëzuese për ndryshimin e jetës së nxënësve dhe studentëve nëpërmjetë eksplorimit të bukurive natyrore dhe historive të vendeve të ndryshme. Ekskursionet që ndërtojnë janë të ndryshme në karakter si p.sh., ecje brenda pyjeve e luginave dhe aventura ditë-natë me temë edukuese, historike dhe kulturore.

Transferta për korporata

Të planifikosh udhëtime dhe transferta biznesi është shpesh herë e vështirë, por jo për një kompani si Elite Mobility. Kompania merrë kohën e duhur që çdo detaj i udhëtimit të planifikohet dhe organizohet me cilësi të lartë. Kjo përqasje e punës së Elite Mobility e bënë të dallojë midis kompanive të tjera në treg. Kompania ofron shërbime të specializuara dhe të personalizuara në përputhje me nevojat e klientit. Ofron kontrata afatgjatë për shërbime të transportit biznes, transportit të punonjësve të kompanive dhe korporatave, transfertave aeroport-destinacion-aeroport në të gjithë Shqipërinë.

Shoferët profesionistë të Elite Mobility

Shoferët janë të trajnuar dhe të certifikuar, dhe marrin pjesë në takime të programuara për mabrëvajtjen e sigurisë. Janë të përgatitur të përballojnë çdo problem dhe trafik në rrugë. Udhëtimet përgjatë natës shoqërohen gjithmon me dy shoferë të cilët kordinohen deri në fund të udhëtimit. Pavarësishtë llojin dhe kohën e udhëtimit, siguria është gjithnjë prioritet për Elite Mobility, partnerët dhe shoferët e kompanisë. Elite Mobility zhvillon vazhdimisht mbarvajtjen e sigurës së automjetit dhe preventivin e mbarëvajtjes i cili përmban: Inspektim të Përditshëm, Mbikëqyrje Teknike, Inspektim Motorik dhe Cilësinë e Mjetit.

Shëndeti & Siguria e Elite Mobility

Ju dhe familja juaj jeni gjithmonë të sigurtë kur udhëtoni me mjetet e Elite Mobility. Elite Mobility, për sigurinë tuaj shkon përtej pritshmërive. Autobusët përfshijnë të gjitha standartet e sigurisë dhe shoferët janë të trajnuar e të përgatitur në maksimum për të mbarëvajtur rregullat e Shëndeti dhe Siguria të vendosura nga kompania. Manaxherët bashkëpunojnë gjithmonë me shoferët dhe pasagjerët për të siguruar që i gjithë stafi të ketë kaluar nëpër procesin e trajnimit mbi rregullat dhe përgjegjësitë e zbatimit të protokollit të Shëndeti dhe Siguria. Secili punonjës është i detyruar të ndërmarrë të gjithë hapat praktik në mënyrë që të aftësohet për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e vetes dhe të të tjerëve. Nxitet që të jetë gjithnjë aktiv për të ndihmuar që të arrihet mbarvajtja e rregullave të sigurisë në mjedisin e punës. 

Si një kompani me eksperiencë dhe profesioniste, Elite Mobility ofron zgjedhje të shumta për transport pasagjerësh duke mbuluar udhëtimin në terren, parkimet dhe transfertat aeroportuale, transportin detar, etj. Elite Mobility kujdeset që të përshtasë brenda shërbimit kërkesat individuale dhe ato të veçanta në mënyrë që të arrijë shërbimin më të mirë të transportit dhe akomodimit. Kompania operon kryesisht në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke bashkëpuar bindshëm me partnerë të tjerë në të gjithë Evropën.
 
Ekspertët tanë do t’ju ofrojnë një transport të personalizuar për arritjen e qëllimeve që ju dëshironi – edukues, argëtues apo sportiv qofshin ato.

Shpërndani këtë artikull

Më shumë për të Eksploruar

Krenarë të jemi pjesë e :

Abonohu në newsletter!

Merrni ofertat dhe të rejat e fundit nga ne.

Kontakt

Na ndiqni