Organizohu dhe udhëto më mirë!

Rreth Elite Mobility

Elite Mobility është një nga shërbimet e shumta të ofruara nga Elite Travel Group. Platforma që ofrojmë me Elite Mobility i ndihmon njerëzit të planifikojnë udhëtimin e tyre dhe të lëvizin nga një destinacion në tjetrin. Pavarësisht destinacionit, transporti është thelbësor në industrinë e turizmit.

Ne ofrojmë lloje të ndryshme dhe të veçanta të shërbimeve të transportit, bazuar në kërkesat që klientët tanë kanë në realizimin më të mirë të pushime turistike, etj.

Vendet ku operojmë

Rrjeti ynë ndërkombëtar i partnerëve dhe përfaqësuesve lokal po zgjerohet vazhdimisht, si rrjedhojë edhe shërbimet tona. Ne sigurojmë një transport të sigurt në Evropë, rajonet e Ballkanit, Shqipëri dhe Evropën Lindore. Përmes shërbimeve tona B2B ne ofrojmë marrëveshjen më të mirë që përputhet me nevojat tuaja. Në çdo kohë, ne përpiqemi të krijojmë një kombinim të punës dhe relaksit për ju

 

Vizioni ynë

Të ndërtojmë një kompani të qëndrueshme! Vizioni dhe parimet tona kanë synime të qarta që na udhëheqin gjatë punës sonë të përditshme.

Fitimi: ne synojmë të fitojmë para, por jo në kurriz të parimeve dhe vizionit tonë të të bërit biznes.
Njerëzit: biznesi ynë është ndërtuar mbi njerëzit tanë. Kështu që ne i trajtojmë mirë dhe i frymëzojmë ata që të bëhen më të mirë.
Produkti: ekspertiza jonë i ndihmon njerëzit të zbulojnë më të mirat e Ballkanit dhe Evropës Lindore dhe i inkurajon ata të kthehen dhe të zbulojnë më shumë.
Partnerët: Ne punojmë me komunitetet lokale dhe furnizuesit për të ndërtuar besnikëri të zgjatur në kohë.
Planeti: ne kemi vetëm një; të gjitha aktivitetet tona synojnë të zvogëlojnë ndikimin e tyre mjedisor dhe të krijojnë komunitete lokale më të forta e të qëndrueshme.

Shërbimet tona

Shërbimet tona mbarështrohen dhe mbikëqyren nga një staf pune porfesionistësh. Ne kemi ndërtuar udhëtime të cilat përfshijnë udhëtime një dhe disa-ditore, transferta nga një vend në tjetrin, udhëtime vajtje-ardhje, transport për një ose grup individësh, dhe shërbime të krijuara enkas sipas nevojave të klientëve.

Shërbimet tona të transportit janë të krijuara me kujdes të veçantë në mënyrë që të gjithë klientët tanë të marrin maksimumin e kënaqësisë. Ne duam që klientët tanë të ndihen të sigurtë, të rehatuar dhe të rëndësishëm përgjatë udhëtimit me ne. 

Mask Group 116
Udhëtime ditore

Shqipëri, Mal i Zi, Kosovë dhe Maqedonia  e Veriut

Merrni një kuotim
Mask Group 117
Udhëtime shumë-ditore

Në të gjithë Evropën

Merrni një kuotim
Mask Group 118
Transferta

Shqipëri, Mal i Zi, Kosovë dhe Maqedonia  e Veriut

Merrni një kuotim

Produktet tona

Me anë të karakterit të një biznesi të qëndrueshëm, Elite Mobility përqendrohet në zhvillimin e produkteve turistike të cilat ngrihen mbi respektimin e parimeve të kompanisë sonë. Ne nuk punojmë vetëm në aspektin e përfitimit ekonomik por përpiqemi gjithmonë e më shumë për të ndërtuar produkte të cilat zhvillohen mbi karakterin e biznesit të qëndrueshëm duke përforcuar kështu edhe komunitetet në të cilat shtrihen veprimtaritë tona.

Brenda Elite Mobility do të gjeni një larmi produktesh si: udhëtime për korporata, transferta individuale dhe në grup, përgatitje të cilat lidhen me mikpritjen, ekskursione shkollore dhe edukative, organizim eventesh, vizita në vende të veçanta dhe shumë lloje të tjera produktesh

Ne besojmë
në bashkëpunim

Nëse keni pyetje apo paqartësi rreth produkteve apo shërbimeve tona, ju lutemi plotësoni formularin në linkun e mëposhtëm. Ne do të ishim shumë të kënaqur t`ju ndihmonim dhe Rritemi së bashku!

Anëtar krenar

Abonohu në newsletter!

Merrni ofertat dhe të rejat e fundit nga ne.

Adresa

Na ndiqni

© 2024 Elite Mobility | Powered by Elite Coaching