Organizohu dhe udhëto më mirë!

Organizohu,
udhëto më mirë!

Rreth Elite Mobility

Elite Mobility është një nga shërbimet e shumta të ofruara nga Elite Travel Group. Platforma që ofrojmë me Elite Mobility i ndihmon njerëzit të planifikojnë udhëtimin e tyre dhe të lëvizin nga një destinacion në tjetrin. Pavarësisht destinacionit, transporti është thelbësor në industrinë e turizmit.

Ne ofrojmë lloje të ndryshme dhe të veçanta të shërbimeve të transportit, bazuar në kërkesat që klientët tanë kanë në realizimin më të mirë të pushime turistike, etj.

Vendet ku operojmë

Rrjeti ynë ndërkombëtar i partnerëve dhe përfaqësuesve lokal po zgjerohet vazhdimisht, si rrjedhojë edhe shërbimet tona.

Vizioni ynë

Të ndërtojmë një kompani të qëndrueshme! Vizioni dhe parimet tona kanë synime të qarta që na udhëheqin gjatë punës sonë të përditshme.

Fitimi: ne synojmë të fitojmë para, por jo në kurriz të parimeve dhe vizionit tonë të të bërit biznes.
Njerëzit: biznesi ynë është ndërtuar mbi njerëzit tanë. Kështu që ne i trajtojmë mirë dhe i frymëzojmë ata që të bëhen më të mirë.
Produkti: ekspertiza jonë i ndihmon njerëzit të zbulojnë më të mirat e Ballkanit dhe Evropës Lindore dhe i inkurajon ata të kthehen dhe të zbulojnë më shumë.
Partnerët: Ne punojmë me komunitetet lokale dhe furnizuesit për të ndërtuar besnikëri të zgjatur në kohë.
Planeti: ne kemi vetëm një; të gjitha aktivitetet tona synojnë të zvogëlojnë ndikimin e tyre mjedisor dhe të krijojnë komunitete lokale më të forta e të qëndrueshme.

Shërbimet tona

Shërbimet tona mbarështrohen dhe mbikëqyren nga një staf pune porfesionistësh. Ne kemi ndërtuar udhëtime të cilat përfshijnë udhëtime një dhe disa-ditore, transferta nga një vend në tjetrin, udhëtime vajtje-ardhje, transport për një ose grup individësh, dhe shërbime të krijuara enkas sipas nevojave të klientëve.

Shërbimet tona të transportit janë të krijuara me kujdes të veçantë në mënyrë që të gjithë klientët tanë të marrin maksimumin e kënaqësisë. Ne duam që klientët tanë të ndihen të sigurtë, të rehatuar dhe të rëndësishëm përgjatë udhëtimit me ne. 

Mask Group 116
Udhëtime ditore

Shqipëri, Mal i Zi, Kosovë dhe Maqedonia  e Veriut

Merrni një kuotim
Mask Group 117
Udhëtime shumë-ditore

Në të gjithë Evropën

Merrni një kuotim
Mask Group 118
Transferta

Shqipëri, Mal i Zi, Kosovë dhe Maqedonia  e Veriut

Merrni një kuotim

Produktet tona

Me anë të karakterit të një biznesi të qëndrueshëm, Elite Mobility përqendrohet në zhvillimin e produkteve turistike të cilat ngrihen mbi respektimin e parimeve të kompanisë sonë. Ne nuk punojmë vetëm në aspektin e përfitimit ekonomik por përpiqemi gjithmonë e më shumë për të ndërtuar produkte të cilat zhvillohen mbi karakterin e biznesit të qëndrueshëm duke përforcuar kështu edhe komunitetet në të cilat shtrihen veprimtaritë tona.

Brenda Elite Mobility do të gjeni një larmi produktesh si: udhëtime për korporata, transferta individuale dhe në grup, përgatitje të cilat lidhen me mikpritjen, ekskursione shkollore dhe edukative, organizim eventesh, vizita në vende të veçanta dhe shumë lloje të tjera produktesh

Udhëtime në grup

Udhëtimi në grup nuk është vetëm një përvojë e gëzueshme, por mund të jetë edhe shërbim me kosto efektive. Ka shumë mundësi për të zgjedhur kur udhëtoni në grupe të mëdha. Elite Mobility vë në gatishmëri një sërë autobusësh modernë, me ajër të kondicionuar, për ti shërbyer grupeve të madhësive të ndryshme. Ky shërbim ofrohet në Shqipëri, Evropë, Kosovë, Malë i Zi dhe Maqedoninë e Veirut.

Për më tepër, ne jemi gjithnjë të përgatitur për sigurinë dhe mirëqënien e klientëve tanë të cilët zgjedhin shërbimet dhe produktet tona. 

Transferta
të karakterit mikpritës

Tek Elite Mobility, ne organizojmë të gjithë kërkesat e një korporate në lidhje me aspektin e mikpritjes dhe transfertave. Ky shërbim ofrohet si për udhëtimin ashtu edhe për qëndrimin në hotel, etj. Ne jemi të pranishëm në çdo hap të shërbimit, në fillim, përgjatë dhe pas udhëtimit të klientëve tanë. Gjithashtu, mund të bëni kërkesë në emër të klientëve tuaj ose të ruani kërkesën tuaj më herët për t’a përdorur atë më vonë.

Besoni tek Elite Mobility për një shërbim të besueshëm dhe të ndërtuar në nivel të lartë profesional.

Elite Mobility është e vedosur për të realizuar në maksimum shërbimin e sigurtë dhe të përkujdeset për çdo klient me anë të praktikave të Sigurisë të përpiluara në respekt me protokollin shtetëror.

Udhëtime turistike

Ne jemi të specializuar në mbarështrimin e shërbimeve të transportit dhe ofrojmë zgjidhje për transport udhëtarësh, nga një person deri në grup personash. Udhëtimet tona turistike janë të krijuara sipas nevojave të çdo klienti dhe shërbehen në një numër të gjerë qytetesh në Shqipëri dhe Ballkan. Flota e automjeteve tona përbëhet nga një larmi mjetesh transporti duke përfshirë edhe minibus me sistem ndihmës për invalidë. 

Duke qenë një kompani me përvojë dhe profesionale, Elite Mobility ofron mundësinë e zgjedhjes për udhëtime një ditore ose shumë ditore.

Kërko në web për të zgjedhur atë që kërkon me Elite Mobility!

Shëndeti dhe Siguria do t’ju shoqërojnë në ç’do çast me ne.

Ceremoni martesore

Ne, të Elite Mobility, e kuptojmë rëndësinë e kësaj dite të veçantë dhe mundësojmë organizimin e transportit të personalizuar në përputhje me nevojat e klientit. 

Shërbimi ynë mundëson transport pa stres në mënyrë që udhëtimi të jetë sa më i këndshëm në vendet si Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Zgjidhë Elite Mobility për të organizuar çdo gjë që keni nevojë në lidhje me transportin për ceremoni martesore, datëlindje dhe/ose ditë të veçanta të jetës. Ne ju sigurojmë përjetime të paharrueshme me ne. 

Shëndeti  dhe Siguria e klientëve është prioritet i stafit, partnerëve dhe shoferëve tanë. 

Evente

Për çdo lloj transporti që lidhet me konferenca, takime profesionale, takime biznesi, transport aeroportual, evente speciale, evente sociale, apo evente në grup etj., nga ne do të merrni shërbimin më cilësor dhe professional në fushën e transportit B2C (Biznes-Klient). 

Ne e njohim mirë punën tonë në të gjitha aspektet e saj dhe përpiqemi vazhdimishtë të ndërtojmë zgjidhjet më të mira për secilin klient në veçanti. 

Organizimi i eventeve ofrohet në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, me një vëmendje të lartë ndaj sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit.

 

Ekskursione shkollore & kolektivash

Ne mundësojmë transportin special për ekskursione shkollore të cilat janë frymëzuese për ndryshimin e jetës së nxënësve dhe studentëve nëpërmjet eksplorimit të bukurive natyrore dhe historive të vendeve të ndryshme. Ekskursionet që ndërtojmë janë të ndryshme në karakter si psh., ecje brenda pyjeve e luginave dhe aventura ditë-natë me temë edukuese, historike dhe kulturore. 

Ne besojmë që secili prej nesh është i veçantë, në ndjesi dhe këndvështrim. Për këtë arsye, ekskursionet tona krijohen posaçërisht me qëllimin që dëshirat dhe objektivat e secilit klient të plotësohen. 

Siguria e fëmijëve tanë është gjithnjë prioritet në jetët tona. Prandaj tek Elite Mobility ne përkushtohemi dhe jemi të përgatitur që çdo gjë të shkojë sipas pritshmërive që të gjihtë kemi përgjatë udhëtimit.   

Në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut ne mundësojmë organizimin e çfarëdo lloji ekskursioni shkollor dhe kolektivash. 

Transferta të punonjësve të korporatave

Të planifikosh udhëtime dhe transferta biznesi është shpeshherë e vështirë, por jo për ne të Elite Mobility. Ne marrim kohën e duhur që çdo detaj i udhëtimit të planifikohet dhe organizohet me cilësi të lartë. Kjo përqasje e punës sonë na bën të dallojmë midis të tjerëve në treg. 

Ne ofrojmë shërbime të specializuara dhe të personalizuara në përputhje me nevojat e klientit. Ofrojmë kontrata afatgjatë për shërbime të transportit biznes, transportit të punonjësve të kompanive dhe korporatave, transfertave aeroport-destinacion-aeroport në të gjithë Shqipërinë.

Të gjitha llojet e transportit shoqërohen gjithnjë me vëmenje maksimale për çështjen e Shëndetit dhe Sigurisë së udhëtimit. Ne veprojmë gjithnjë në respekt me vlerat dhe udhëzimet e kompanisë. Stafi ynë është i trajnuar dhe i përgatitur për ç’do situatë që mund të haset në rrugë.

Transfertat realizohen si shërbim dhe produkt në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut gjithnjë të shoqëruara nga rregullorja e Shëndetit dhe Sigurë.

Corporate Employee Transfers

Ne besojmë
në bashkëpunim

Nëse keni pyetje apo paqartësi rreth produkteve apo shërbimeve tona, ju lutemi plotësoni formularin në linkun e mëposhtëm. Ne do të ishim shumë të kënaqur t`ju ndihmonim dhe Rritemi së bashku!

Anëtar krenar

Abonohu në newsletter!

Merrni ofertat dhe të rejat e fundit nga ne.

Adresa

Na ndiqni

© 2022 Elite Mobility | Powered by Elite Coaching