Kur planifikoni një ekskursion shkollor, duhet të siguroheni që një pjesë e mirë e aktiviteteve të përfshijnë edhe qëllime edukuese. Kjo nuk do të thotë se këto aktivitete duhen vetëm për mbushjen e programit, por e bëjnë udhëtimin edhe më të këndshëm dhe argëtues. Mënyra më e mirë për të mësuar është nëpërmjet lojës dhe sportit. Kështu që, për të arritur më të mirën nga një ekskursion mendoni për gjithçka ju nevojitet, që nga lejemarrjet, drekat deri tek shoqëruesit dhe ndërtimi i aktiviteteve në grup.
Elite Mobility mund t’ju ndihmojë në ndërtimin e pjesës më të madhe të udhëtimit tuaj – atë të transportit. Sido që të udhëtoni, me një grup shkollor apo kamp veror, një autobus mund të bëj udhëtimin tuaj më të lehtë. Elite Mobility ju ndihmon të zgjidhni autobusin që ju nevojitet për ekskursionin tuaj.
Më poshtë, po ju sjellim bashkë një listë me gjëra të cilat ndihmojnë në zgjedhjen e një autobusi me qera.
Ka shumë lloje autobusësh dhe automjetesh pët të zgjedhur në shërbim të udhëtimit tuaj. Autobusi për shkollat është një nga mjetet standarte për të udhëtuar. Ky lloj autobusi mund të rezervohet shpejtë dhe është shumë i përshtatshëm për udhëtime në distancë të shkurtër. Sidoqoftë, ky autobus mund të bëhet i lodhshëm kur udhëtimi është në distance të gjatë, sidomos për lëvizje nëpër qytete të mëdha metropol të cilat janë të mbushura me trafik të ngakuar. Prandaj, është e rëndësishme që ju të pyesni për informacione dhe njohuri rreth zgjedhjes së llojit të autobusit. Nga na tjetër, një autobus i madhë në përmasa (llojit coach bus) është shumë më i përshtatshëm dhe komod për transportin në distancë të gjatë.
Disa autobusë shkolle nuk kanë rripa sigurie. Kjo do të thotë se, nëse rripi i sigurisë është i domosdoshëm në listën e gjërave që duhen, ju këshillojmë që të flisni me ekspertët e rezervimit para se të mbyllni marrëveshje për shërbimin e kërkuar. Është shumë e rëndësishme që ju të siguroheni për të gjithë elementët dhe rregulloren e SH&S në përparësi të zgjedhjes suaj.
Kompanitë e autobusëve kanë mundësinë të caktojnë shoferë të përvojave të ndryshme. Nëse mendoni së do t’ju duhet një shofer i cili njeh edhe vendin që do të vizitoni, sepse ndoshta ju keni pak orë të lira për të eksploruar, mos ngurroni të kërkoni një. Pyesni gjithnjë nëse mund të keni për shofer dike i cili ka përvojë të hershme me transportin e studentëve dhe fëmijëve sepse ai njeh mirë se si t’a kthejë udhëtimin me autobus në momente të paharrueshme për të vegjëlit tuaj.
Disponueshmëria e autobusëve mund të ndryshojë në lidhje me kohën që ju planifikoni për ekskursionin tuaj. Ato ndryshojnë edhe sipas vendit që ju dëshironi të vizitoni. Ka sezone në të cilat marrja me qera e një autobusi është shumë e shtrenjtë. Pranvera dhe vera janë dy nga këto sezone. Qytetet e mëdha metropol mund të jenë edhe në mangësi të këtyre automjeteve për shkak se popullimi i tyre rritet gjatë këtyre sezoneve. Jemi të sigurtë që ju nuk dëshironi të paguani shtrenjtë apo të gjendeni në pozicionin e anullimit të ekskursionit tuaj për shkak të këtyre problemeve. Ju këshillojmë që të planifikoni transportin dhe të merrni një autobus me qera pothuajse 6 muaj në përparësi të ditës së udhëtimit.
Një mënyrë standarte e të paguarit të llogarive është përdorimi i kartës së kreditit. Ndonjëherë është e nevojshme të rezervoni shërbime shtesë, porosi, kontrata ose dokumenta të tjera të domosdoshme për ekskursionin tuaj. Kur rrugët e të paguarit, në këto raste, vijnë nga drejtoria shkollës ose organizata të tjera, sigurohuni që të bëni me dije të gjithë që janë të përfshirë në organizimin e ekskursionit. Procedurat e këtyre pagesave shpesh janë të komplikuara dhe kerkojnë kohë shtesë. Prandaj, sigurohuni që gjithçka të planifikohet më përpara në kohë kështu që ekskursioni jua të realizohet me sukses dhe larg stresit.
Planifikoni nga një shoqërues i cili mbikëqyr një grup prej rreth 10-12 fëmijësh. Përpara se të vendosni për numrin e shoqëruesve numuroni edhe fëmijët apo persona të tjerë të përfshirë në udhëtim. Mbasi të gjithë të kenë hipur në autobus, caktoni ndenjëset e shoqëruesve pranë grupeve të fëmijëve. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të kontrolloni sigurinë dhe argëtimin e të vegjëlve tuaj.