Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të ndërtoni transportin e eventit brenda sigurisë ndaj situatave të papritura dhe problemeve që dalin rrugës. Duke ndjekur këto këshilla nuk do të thotë se eventi juaj nuk do të ketë probleme apo të papritura, por kjo është një mënyrë me anë të së cilës ju mblidhni dije dhe ndërtoni zgjidhje për t’i vënë në funksion kur ju nevojiten. Dhe kjo është këshilla e parë bazë përsa i përket çfarëdolloj plani pune dhe organizimi.
Tema e eventit është pikënisja mbi të cilën ju zhvilloni të gjitha aspektet e organizimit tuaj. Kjo gjë vlen edhe kur flasim për transportin dhe mjetet që e relizojnë atë. Mund të dekoroni autobusin, të vendosni logo dhe ngjyra, flamuj, reklama, dhe kështu me radhë. Siç veproni edhe me aspekte të tjera të eventit, ashtu duhet parë edhe transporti i të ftuarve tuaj. Ka autobusë të cilët do t’ju lejojnë të përdorni mikrofonat apo të vendosni listën e muzikës që ju dëshironi në mënyrë që të kënaqni miqtë tuaj. Kështu që, pyesni gjithnjë kompaninë me të cilën do të bashkëpunoni në marrjen e autobusit për eventin tuaj.
1. Bëni kujdes me përdorimin e autobusit dhe rezervoni në përparësi
Sipas stinës, ju këshillojmë të rezervoni 2-6 muaj përpara eventit. Merrni informacione për motin, trafikun dhe organizime të tjera që mund të ndodhin në të njëjtën zonë sepse këto mund të bëhen shkak për probleme të pazgjidhshme për realizimin tërësor të eventit.
2. Mundësoni akses dhe rehati për të ftuarit që kanë nevoja të veçanta
Mund të përcaktoni një numër vendesh ku të ftuar me nevoja të veçanta mund të zgjedhin lirshëm.
3. Publikoni informacionet e transportit
Bëni kujdes duke u dhënë informacion të saktë dhe të plotë të ftuarve, për oraret, rrugën dhe çdo gjë tjetër që ndodh përgjatë udhëtimit. Kjo do t’i ndihmojë që edhe ata të planifikojnë kohën e tyre dhe rrugën deri tek autobusi i eventit.
4. Vendosni nga një udhëheqës në çdo autobus
Zgjidhni nga një udhëheqës apo vullnetar të cilët hipin në çdo autobus për të përfaqësuar dhe shërbyer eventin tuaj.
5. Kujdesuni për parkimin dhe hapësirat e ndalimit të autobusit
Nëse jeni duke marrur disa autobusë për transportin e eventit, ju duhet të kujdeseni që vendi ku do zhvillohet eventi të mund të pranojë lehtësisht numrin e autobusëve tuaj.
6. Mblidhni informacion rreth të ftuarve
Është e rëndësishme të njihni mirë cilat janë dëshirat dhe nevojat e miqve tuaj. Kur njerëzit lëvizin me autobus, rruga dhe koha e tyre bëhet më e lehtë dhe e këndshme kur shoqërohen nga gjëra dhe veprimtari që u pelqejnë. Kjo ndihmon në ndërtimin e eksperiencave me të forta dhe të bukura.
Përse është më mirë të merrni me qera një autobus?
Marrja me qera e një autobusi ka disa aspekte të dobishme. Këtu përfshihen organizimi më i lehtë i grupeve të njerëzve me karaktere të ndryshme, kontroll mbi kohën në rrugë dhe lëvizjen fizike e të ftuarve, aspektin e sigurisë & shëndetit, mbledhjen e të gjitha gjërave në një automjet dhe uljen e shpenzimeve. Këto janë disa nga pluset e marrjes me qera të një autobusi.
Ndërtoni një plan rezerv të cilin mund t’a përdorni për çdo problem apo aty ku gjërat nuk shkojnë mirë. Gjithmonë do të ketë rrethana të paparashikuara që mund të prishin planet tuaja. Dëmtimet e autobusëve dhe moti i keq janë vetëm dy nga gjërat që mund të shkojnë për keq.
Planifikimi i një plan-B mund t’ju ndihmojë të zvogëloni rrezikun dhe të keni zgjidhje të gatshme për t’u përdorur në rast nevoje. Pyesni kompaninë e autobusëve se sa i keq duhet të jetë moti që të pezullohet shërbimi. Merrni vendime përpara nëse do të shtyni eventin ose do të ofroni bileta autobusi publik për pjesëmarrësit kur shërbimet tuaja të transportit dështojnë.
Pyesni kompaninë tuaj të autobusëve se cila është politika e tyre për prishjet dhe vonesat e autobusëve për shkak të mirëmbajtjes. Gjithashtu, pyesni nëse mund të ofrojnë minibusë të minutës së fundit në rast të prishjes së autobusit. Pasi të keni në dorë të gjithë këtë informacion, ndërtoni një plan-B që është i balancuar në të paktën 70% lidhur me planin kryesor.
Rekomandohet që të lidheni me kompani që kanë bazë të mirë eksperience, veçanërisht kur nevojat tuaja lidhen me ngjarje të shkallës së gjerë. Kjo është kritike. Ju keni nevojë për siguri dhe këto lloj kompanishë do të ofrojnë autobusë të sigurtë, cilësorë dhe shoferë profesionistë.
Elite Mobility është e fokusuar kryesisht në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe është partnere me kompani të tjera autobusësh dhe shoferë profesionistë përreth Evropës. Stafi i tyre është i trajnuar për t’ju ofruar flotën e përsosur të autobusëve me një çmim të përballueshëm.
Krijoni një kontakt me ta!