Këshilla mbi Sigurinë, Gjatë Udhëtimit

Të gjithë dëshirojmë të kemi një udhëtim të këndshëm dhe të qetë drejt destinacioneve që na pëlqejnë të vizitojmë. Por, duke pasur këtë mendësi, ndonjëherë, ne harrojmë për gjërat e vogla të cilat ndikojnë në arritjen e më të mirës që mund të marrim nga eksperienca e të udhëtuarit.

Prandaj, ne po mbledhim bashkë disa informacione dhe rregulla, në lidhje me aspektin e sigurisë në autobus, të cilat ju ndihmojnë të kaloni një kohë sa më të sigurtë gjatë udhëtimit tuaj. Kështu që, është shumë e rëndësishme që ju të respektoni këto rregulla dhe të planifikoni udhëtimin tuaj në përparësi. Sigurohuni, gjithashtu, që t’i kaloni këto informacione edhe tek njerëzit që do të udhëtojnë me shërbimin e zgjedhur.

Planifikimi

  • Mësoni rreth kompanisë së autobusit.
  • Flisni me miq dhe të afërm apo lexoni komente online rreth sigurisë së shërbimit.
  • Mësoni për kompaninë e sigurimit apo numrin e rregullores së sigurisë (nëse ka një).
  • Lexoni ose kërkoni informacion për rregulloren e sigurimit dhe procedurën e saj.
  • Sigurohuni për kapacitetin e vendeve në autobus në mënyrë që të dini sa automjete ju duhen për numrin e njerëzve që do të udhëtojnë.
  • Mësoni rreth shoferit/ëve.
  • Mësoni për kohën (sa orë) lejohet të punojë një shofer.
  • Kërkoni informacion shtesë rreth përvojës së shoferit.
  • Përgatisni ushimin dhe lëngjet që ndoshta ju duhen përgjat rrugës.
  • Planifikoni në përparësi udhëtimin tuaj dhe seksionet që mund të shtohen në të.
  • Mbani gjithnjë një dokument identifikues (kush jeni, etj.).
  • Hidhini një sy motit dhe merrni me vete veshje të cilat mund të përdoren në momente të nevojshme.
  • Sigurohuni që të keni telefonin tuaj të karikuar para se të hipni në autobus.
  • Kur hipni në automjet

  • Bëni kujdes shkallët kur hipni në autobus (sipas madhësisë dhe vitit të prodhimit të tyre, disa automjete kanë shkallë të ndryshme).
  • Nëse do t’ju duhet ndihmë, përdorni krahët anësor apo dorezat e mbështetjes.
  • Sigurohuni gjithmon që çanta juaj të jetë vendosur mirë në mëmyrë që të mos lëviz përgjtë udhëtimit.
  • Pyesni shoferin për hapësirat mbi ndenjësen ose për hapësira të tjera në automjet ku mund të vendosni gjërat e juaja.
  • Gjëra të përmasave të mëdha vendosen gjithmonë në hapësirën e madhe të bagazheve.
  • Kërkoni ndihmë nga shferi juaj.
  • Merrni pak kohë, sapo hipni në automjet, për të venë re daljet e emergjencës.
  • Përgjatë udhëtimit (në automjet)

    Sigurohuni që rripat e sigurisë janë në gjendje të rregullt pune. Vëreni nëse janë të dëmtuar, të spërdredhur apo të prerë.
    Për sigurinë tuaj mbani rripin e sigurisë të vendosur siç duhet.
    Për rehatinë tuaj rregulloni ndenjësen sipas nevojës.
    Lexoni dhe ndiqni udhëzimet e sigurisë dhe sigurohuni që të gjithë elementët të jenë në përshtatje me udhëzimet.
    Mbani këmbët dhe krahët larg nga korridori i automjetit për të mos u bërë pengesë për të tjerët ndërkohë që qëndroni ulur.
    Jeni i sjellshëm me pasagjerët e tjerë dhe shoferin e automjetit. Mos e shpërqendroni shoferin.
    Sigurohuni që fëmijët të jenë lidhur sigurtë dhe rehat me rripat e sigurisë.

    Kufizimet në automjet

    Duhani, përfishirë edhe atë elektronik, nuk lejohet.
    Shumica e shërbimeve të trasportit nuk lejojnë përdorimin alkolit por as mbajtjen e tij në vendin e ndenjes. Gjithësesi, pyesni më parë edhe kompaninë për kufizimet në lidhje me alkolin.
    Mos shqetësoni shoferin në asnjë rast.
    Vëreni vijën e bardhë që ndodhet pranë hapësirës së shoferit. Kjo vijë është për të treguar që askush s’duhet t’a tejkaloj sepse bëhet pengesë për vëzhgueshmërinë e shoferit.

    Kur largoheni nga automjeti

    Mos vraponi në dalje.
    Lejoni pasagjerët që ndodhen më pranë daljes të lëvizin lirshëm. Prisni me durim në vendin tuaj sa t’ju jepet mundësia për të lëvizur.
    Kujdesuni për zbritjen e sigurtë nga automjeti.
    Bëni kujdes për trafikun dhe sigurinë e vendeve të zbritjes.
    Kërkoni ndihmë nga shoferi nëse nuk mundeni të lëvizni bagazhet e juaja nga automjeti. Mos u mundoni t’a bëni vetë kur e shikoni që nuk arrihet.

    Në raste emergjence

    Në këto raste, pavarësisht shkallës së rrezikut, mbani gjithmon qetësi vetjake dhe ndiqni udhëzimet përkatëse.
    Në rast zjarri (kur shoferi nuk mundet të ndihmojë) përdorni fikësit e zjarrit.
    Vëzhgoni gjithmon shoferin apo drejtuesin e grupit për udhëzime. Mos veproni vetë sipas instiktit dhe frikës suaj.
    Dalje emergjence janë të caktuara brenda automjetit. Duhet t’i keni parë ato kur hipët në automjet.
    Të gjithë automjetet kanë nga një dalje emergjence bashkë me udhëzime se si mund të përdoren ato kur është nevoja.
    Taraca ka gjithashtu një dritare emergjence e cila përdoret në rast nevoje.

     

    E fundit rreth sigurisë suaj: për të mirën e vetes dhe të të tjerëve, respektoni rregulloret e sigurisë që kompania ka vënë në përdorim. Në rast urgjent mos mendoni për sendet e juaja, nxirrni veten dhe të tjerët nëse mundeni jashtë automjetit sa më shpejt.

    Kujdesuni që këto këshilla dhe njohuri t’i kaloni edhe tek grupi i pasagjerëve që ju dëshironi të transportoni me një autobus. Më e mira që mund të bëni është që të caktoni një drejtues grupi i cili përfaqëson kompaninë bashkë me qëllimet tuaja, përgjatë gjithë udhëtimit. Udhëtim të mbarë!
    Ekspertët tanë do t’ju ofrojnë një transport të personalizuar për arritjen e qëllimeve që ju dëshironi – edukues, argëtues apo sportiv qofshin ato. 

    Shpërndani këtë artikull

    Më shumë për të Eksploruar

    Krenarë të jemi pjesë e :

    Abonohu në newsletter!

    Merrni ofertat dhe të rejat e fundit nga ne.

    Kontakt

    Na ndiqni