Autobusët në Evropë
Të udhëtuarit nëpërmjet autobusit nuk është vetem një mundësi e sigurtë dhe e besueshme transpoti brenda vendeve të Evropës si p.sh. nga Franca në Spanjë, por është edhe një mënyrë e mirë për largësi të shkurtra të cilat janë të vështira për t’u arritur. Gjithashtu, ka linja autobusësh të cilët shërbejnë në transport ndërkontinental të njerëzve.
Sigurisht, të udhëtosh me autobus është zgjedhja më e lirë në kosto. Biletat e autobusit nuk luhasin shumë apo shpeshë në çmim, që do të thotë se autobusi është një mundësi e shkëlqyer për ata të cilët kanë buxhet të kufizuar ose për kë do që dëshiron të ketë lirshmëri gjatë udhëtimit.
Standartet e transportit me autobus në Evropë janë të larta në krahasim me rrjetin e transportit në kontinente të tjera. Do të gjesh shërbim-linjë, si p.sh. intercity (linjë ndërqytetase) dhe linja ndërshtetërore, që shkojnë nga Franca në Gjermani, Budapest-Vienë, ose Nuremberg-Pragë, etj. Ka shumë kompani të cilat ofrojnë këto lloj shërbimesh me anë të linjave të transportit me autobus. Gjithashtu, për ata që duan të udhëtojnë nga Evropa Juglindore drejt BE-së dhe anasjelltas, gjenden linja autobusësh të cilat ofrojnë shërbime gjatë javës dhe gjatë gjithë vitit. Për shembull; gjendet një linjë autobusi që niset nga Tirana drejt Berlinit dhe anasjelltas. Në këtë rast, ju sugjerojmë të kontaktoni Elite Mobility për çdo informacion.
Ky lloj autobusi (apo edhe shërbim) quhet ndryshe si autobus ndërqytetas. Kjo mënyrë e të lëvizurit me autobus mund të përfshihet në shërbimet publike por edhe në ato private. Në ndryshim me linjat publike urbane, të cilat bëjnë shumë ndalesa përgjatë qytetit, një autobus ndërqytetas ka normalisht një a dy ndalesa të vetme ose mund të udhëtojë pa ndaluar fare. Siç thamë më lartë, këto linja transporti mund të jenë të menaxhuara nga institucioni shtetëror i transportit ose të jenë shërbime që ofrohen nga kompani të industrisë private. Këto autobusë mund të shërbejnë edhe në vende ku transporti publik mungon krejt.
Ndikimi i dobishëm që përdorimi i autobusit sjell në jetët tona:
Përmirësimin e shëndetit: A keni menduar nodonjëherë që ecja që bëjmë për të marrur autobusin apo kur largohemi nga ai na bën të lëvizim fizikisht 30 minuta – siç rekomandohet për çdo ditë nga mjeku! Kjo do të thotë se aktiviteti fizik na ndihmon në uljen e stresit dhe përmirësimin e gjendjes së shëndetit individual.
Zvogëlon ndotjen e ajrit: Autobusët ndikojmë më pak në ndotjen e ajrit se sa automjetet e tjera. Mund të ruajmë deri në 10 kg dioksid karboni kur nuk udhëtojmë me makinën tonë personale por hipim në një autobus.
Më pak bllokime në trafik: Kur ne përdorim autobusin për të shkuar në punë apo edhe për të mbërritur në anën tjetër të qytetit, do të thotë se një numër më i vogël makinash private lëvizë nëpër rrugët tona. Kjo gjë nuk ndikon vetëm në zvogëlimin e ndotjes por edhe në reduktimin e zhurmave akustike. Për më tëpër, rrugët bëhen më të lira për t’u përshkuar.
Autobusët janë: një mundësi për njerëzit që nuk janë shoferë, ose nuk kanë mundësi për një makinë private por edhe një mënyrë e lirë për të udhëtuar. Gjithashtu, jo çdo kush mund t’i japë makinës.
Ndihmon në ekonomi: Studime tregojnë se çdo 10 lek që investohet në transportin publik kthen në ekonominë e qytetit 4 herë më shumë të ardhura.
1. Udhëtim pa probleme
2. Hapësirë e bollshme magazinimi
3. Udhëtim i qetë dhe pa stres
4. Mënyrë më e lirë për të udhëtuar
5. Siguri
6. Udhëtim komfort
7. Vend parkimi i siguruar
8. Redukton ndikimin negative në mjedis
9. Intenerare të lehta për t’u kuptuar
10. Larg stresit të makinës private, udhëtim i rehatshëm
11. Stacione të përshatura me mundësitë e pasagjerëve
12. Mundësi për të zbuluar dhe mësuar më shumë
Burime: Dews Coaches