Lista e Gjërave që Nuk Duhen Bërë në Autobus

Nëse keni vendosur të bëni një udhëtim me një grup njerëzish, p.sh. me shoqërinë tuaj, zgjedhja e një autobusi është qartazi më e mira. Në Evropë, mbi 500 000 autobusë janë në qarkullim të vazdueshëm dhe 8.5% e transportit tokësor të pasagjerëve bëhet prej autobusëve. Gjithashtu, qeramarrja e autobusëve po rritet në popullaritet.

Nga njëra anë, kompanitë e autobusit bëjnë më të mirën që mundet për të realizuar një shërbim perfekt për ju. Nga ana tjetër, është e rëndësishme që ju t’ia ktheni nderin gjithashtu.

Shkurtimisht, po ju sjellim disa këshilla të cilat ju ndihmojnë në ndërtimin e një marrëdhënie më të mirë me kompaninë brenda shërbimit që ju ofrohet.

Kujdes me kohën, dhe mos u vononi

Pjesa më e rëndësishme është të jeni gjithnjë në kohë. Kur dikush vonohet, kjo shkakton që i gjithë autobusi të mbetet pezull duke pritur pasagjerin, që si pasojë sjell vonesë në mbërritje. Sidoqoftë, nuk ju presin të gjithë autobusët nëse ju vonoheni, ka nga ato të cilët nisen drejt në kohën e përcaktuar.

Jeni të kujdeshëm për ushqimin tuaj

Nëse ju duhet të merrni ushqim me vete, bëni kujdes llojet e ushqimeve që do të mbani në autobus. Ka njerëz të cilët nuk kanë marrëdhënie të këndshme me disa lloje ushqimesh.

Mos bëni zhurmë dhe as të bezdisni njeri

Të folurit në autobus është diçka normale. Gjëja e vetme që ju duhet gjithmon të bëni kujdes është niveli i zërit tuaj. Mundohuni të mos bërtisni tek personi mbas jush por kthehuni drejt tij dhe flisni me zë normal. Mbani telefonin dhe muzikën në një nivel mesatar të pranueshëm. Dhe, gjithnjë mendoni që mund të ketë njerëz në autobus të cilën ndoshta nuk pëlqejnë të dëgjojnë për tema që ju pëlqeni të flisni.

Mos merrni pije alkolike para se të pyesni kompaninë e autobusit

Mos merrni me vete substance të paligjëruara

Jo armë me vete

Mos pini duhan brenda autobusit

Mos i flisni dhe as të tërhiqni vëmendjen e shoferit

Mos harroni gjëra pas. Kur largoheni nga autobusi, në mbërritje, hidhni gjithnjë një sy të dytë për portofolin tuaj, telefonin dhe xhaketën tuaj. Pra, kujdesuni gjithmon edhe për gjëra të vogla por me rëndësi të madhe të cilat mund t’i harroni kur largoheni nga autobusi.

Ekspertët tanë do t’ju ofrojnë një transport të personalizuar për arritjen e qëllimeve që ju dëshironi – edukues, argëtues apo sportiv qofshin ato.

Shpërndani këtë artikull

Më shumë për të Eksploruar

Krenarë të jemi pjesë e :

Abonohu në newsletter!

Merrni ofertat dhe të rejat e fundit nga ne.

Kontakt

Na ndiqni