Kur duhet një autobus me qera?
Nëse keni një event apo udhëtim për të realizuar dhe ju duhet të merrni një autobus me qera, kini parasysh dy faktorë bazë: a) sa njerëz (pasagjerë) duhet të lëvizin me mjet, dhe b) sa kohë do të udhëtojnë këta pasagjerë. Në treg, do të gjeni një larmi mundësishë të autobusëve me qera të cilët kanë rehati dhe çmime të arsyeshme qeradhënie.
Gjëja më e mirë që mund të ofrohet është përshtatshmëria e autobusëve që jepen me qera. Autobusët ndihmojnë në ndërtimin e disa lloje udhëtimesh; që nga eventet martesore tek grupet sportive, transportet e studentëve deri tek ture të ndryshme turistike. Në fakt, autobusët janë automjetet më të sigurta dhe më të lira në kosto përsa i përket sektorit të transportit që na çon nga A në B (dhe anasjelltas).
Më poshtë po ju sjellim disa raste për të cilat marrja me qera e një autobusi do të ishte perfekte.
Jeta e studentëve është vezëlluese dhe plot ndodhi. Pavarësisht se ku ndodhin këto veprimtari, qoftë brenda kampusit universitar apo jashtë tij, për qëllime transporti në grup, grupit sportiv, familjeve apo mësuesve ose edhe për udhëtime të llojit ekskursion, marrja me qera e një autobusi lehtëson gjithçka dhe për me shumë pakëson problemet që dalin në transportin e grupeve dhe shpenzimeve të shkollës.
Autobus me qera mund të përdoren gjithashtu për Universitetet që kanë student të cilët largohen jashtë vendit pët kërkime shkencore, konferenca apo edhe për trajime të stafit të tyre. Për më tepër, autobusi ju jep mundësinë të keni, në aspektin e organizimit dhe sigurisë së grupit, gjithçka lehtësisht të kontrollueshme.
Autobusët e tillë janë të ndërtuar për një numër më të gjerë udhëtarësh dhe mund të mbajnë deri në 45 njerëz njëkohësisht. Ato, normalisht, janë të plotësuar me GPS, dritë nate dhe leximi, lexues DVD, vend për pushim dhe shumë të tjera. Kur të plotësoni formularin e rezervimit të autobusit, jini gati për një numër pyetjesh nga agjencia. Është shumë e rëndësishme që të mendoni gjithçka kur planifikoni udhëtimin tuaj.
Marrja me qera e autobusëve për dasma po bëhet edhe më popullore sot. Ato përdoren për transportin e të ftuarve, grupit festiv dhe kujdo tjetër që merr pjesë në organizimin e dasmës. Një gjë që duhet të bëni kujdes kur merrni me qera një autobus për dasmën tuaj është të mendoni mirë numrin e njërëzve dhe karakterin e komoditetit që ju bën për shtat. Këto do t’ju ndihmojnë edhe në përllogaritjen e shpenzimeve të qeramarrjes.
Nëse po planifikoni një udhëtim ritrit (tërheqje nga jeta e përditshme), takim biznesi apo organizim për komapaninë tuaj dhe ju duhet të zgjidhni problemin e transportit të punonjësve apo edhe të të ftuarve, marrja me qera e një autobusi me kapacitet të lartë pasagjerësh do të ishte lehtësim prej stresit dhe shpenzimeve të tepërta. Një nga zgjedhjet e mira do të ishte të merrni një autobus për evente korporatash. Nëse numri pasagjerëve që ju dëshironi të transportoni, p.sh. nga aeroporti në konferencë, është më i vogël se 20 atëherë shikoni për një sprinter van. Pra gjithnjë merrni me qera një automjet që përshtatet në parametrat e eventit tuaj dhe që ulë goxha shpenzimet përfundimtare.
Kur bëhet fjalë për transport të grupeve sportive apo sportistëve, marrja me qera e një Mega Autobus është një nga zgjedhjet më të mira dhe më të lira. Këto autobus mund të kthehen gjithashtu shumë të përshtatshëm për ture speciale sepse janë të mbushur me shumë komoditete të përfshira në automjet.
Janë më të mirët që mund të gjeni për udhëtime me të largëta në krahasim me autobus që përdoren për shkolla dhe studentë. Së fundmi, këtolloj autobusësh kanë shumë hapësirë për valixhe dhe vegla apo instrumentë të tjerë sportiv.
Sprinter Van
Sprinter Van, janë një mënyrë ekonomike për të transportuar grupe të vogla dhe mund të strehojnë nga 8 deri në 15 persona në të njëjtën kohë. Ky është automjeti që ndërthur bukur llojine autobusit të madh me atë të furgonit (van). Ky automjet përfshin paisje të tilla si ajri i kondicionuar, hapësira e bagazheve dhe ndonjëherë Wi-Fi.
Sprinter është edhe zgjedhje më e lirë sepse nuk është nevoja që gjithmon të ketë një shofer të kualifikuar.
Ekzistojnë tre opsione të shpejtësisë në këtë kategori transporti. Dy nga zgjedhjet bazë janë Mercedes-Benz Sprinter dhe Ford Transit Passenger, të cilët janë më efektive në koston totale se zgjedhjet e tjera.
Minibus
Minibusi është automjeti më i mirë për korporata, udhëtime në terren dhe turne. Mund të strehojë deri në 21 persona dhe është i përshtatshëm për udhëtime me distancë të shkurtër apo edhe me disa ndalesa. I paisur me një organizim teknik të autobusit shkollor, por më i vogël, minibusi është i përshtatshëm dhe i gjithanshëm, me një dizajn ekonomik dhe efikas. Është më ekonomik në harxhimin e tij dhe nuk ka nevojë për shofer të veçantë.
Për shembull, minibus-i Ford E450 vjen me disa pajisje bazë si ajri i kondicionuar, hapësira e bagazheve dhe shoferi. Pavarësisht kësaj, autobusët që kanë Wi-Fi, priza elektrike dhe lexues DVD mund të rezervohen me kërkesë të veçantë.
Megabus
Kur bëhet fjalë për transportin e një numri të madh pasagjerësh, Megabus ose ndryshe Autobus Coach, është i njohur gjerësisht për paisjet e tij superiore, kështu që është i përsosur për udhëtim në distancë të gjatë. Përveç ndenjëses speciale, autobusi ofron paisje që lloje autobusësh të tjerë me qera nuk i kanë. Si rezultat, ky autobus është një nga mënyrat më të përshtatshme dhe komode të transportit në grup.
Ky lloj autobisu është i rehatshëm për akomodimin e 55 pasagjerëve dhe përfshin një sër komoditetetesh. Disa komoditete përfshijnë Wi-Fi falas, priza elektrike në çdo ndenjëse që shtrihet me mbështetëse tek këmbët, ajër të kondicionuar dhe tualete brenda mjedisit. Për më shumë, mund të shoqërohet si p.sh. me një guidë turistike ose guida audio të disponueshme në shumë gjuhë. Nëse po planifikoni një udhëtim të madh në grup, atëherë patjetër që një autobus i tillë duhet të jetë zgjedhja juaj.
Megabus i vogël
Shijoni lehtësitë e ndryshme të megabus-it më të vogël në përmasa se ai normal. Ky lloj autobusi mund të përdoaret si për distancë të shkurtër ashtu edhe për të gjatë. Ky automjet mban deri në 31 persona, duke ndërthurur stilin e minibus-it me atë të megabus-it. Vjen i paisur me depo të sipërme dhe të poshtme. Është një zgjedhje e shkëlqyer për dasma, udhëtime sportive dhe ngjarje të korporatave të cilat mund të kërkojnë hapësirë për paisje të ndryshme.
Ky lloj autobusi mund të përdoret edhe si autobus shkollor.
Kini parasysh këto tre hapa kur ju nevojitet të oragnizoni udhëtim në grup apo për punonjësit tuaj.
Hapi 1: Qartësoni kohën dhe largësinë e udhëtimit
Një nga gjërat e rëndësishme kur bëhet fjalë për të marrur me qera një autobus është kohëzgjatja e udhëtimit tuaj. Këtu, nëse nuk keni mënyrë tjetër, një hartë Google do t’ju ndihmojë shumë në mbledhjen e të dhënave që ju duhen.
Hapi 2: Çfarë komoditetesh ju nevojiten
Gjëja tjetër është të siguroheni dhe të përcaktoni qartë se çfarë stili autobusi është më i përshtatshëm ne aspektin e komoditeteve. Nësë ju dëshironi t’i përfshini të gjitha komoditetet, autobusi (i stilit coach) është më i përshtatshëm në aspektin e shpenzimeve.
Hapi 3: Përcaktoni numrin e saktë të pasagjerëve
Mund të zgjidhni çdo lloj automjeti që nga autobus transporti, sprinter van, autobus mega, miniautobus ose autobus për evente dhe parti. Gjithësesi, kujdesuni gjithnjë për numrin e personave sepse disa lloje automjetesh kanë lejë të ndryshme dhe rregullore të kufizuar për sa i përket numrit të pasagjerëve.
Çdo mënyrë transporti ka pluset dhe minuset e veta.
Në krahasim me mënyrat e tjera të transportit, marrja me qera e autobusëve nuk është vetëm një mënyrë e sigurtë dhe e besueshme për të transportuar grupe njerëzish.
Autobusët me qera janë të përshtatshëm për udhëtime në grup sepse ju japin mundësinë të keni gjithçka në kontroll dhe të mirorganizuar. Kjo mënyrë, duke e mbajtur grupin tuaj në një automjet të vetëm, do t’ju kursejë para, stres dhe kohë.
Në krahasim me automjetet e vogla, në vend që të merrni disa prej tyre, një autobus me qera janë më të përshtatshëm për udhëtime në grup, pasi shmangin shpërqendrimin por edhe shpenzimet e disa mjeteve veçmas. Mbajtja e grupit tuaj sëbashku në një automjet të vetëm do t’ju kursejë kohë dhe para. Me autobusët me qera, ju mund të planifikoni rrugë të personalizuara rreth itinerarit tuaj ose madje të organizoni një udhëtim për një ngjarje të madhe të jetës.
Autobusët me qera janë gjithashtu të shkëlqyer për kompanitë që kërkojnë të organizojnë një udhëtim nxitës për punonjësit e tyre; pavarësisht nëse është një fundjavë e gjatë ose një pushim në ndonjë vend ekzotik, autobusët me qera janë perfekt për grupe të të gjitha madhësive.
Gjeni një operator autobusi me qeraq në zonën tuaj
Kontaktoni me Elite Mobility sa herë që keni nevojë për një autobus, minibus ose furgon-sprinter, ose autobus për ngjarjet dhe grupet tuaja. Kompania operon në Shqipëri, Ballkan dhe Evropën Juglindore. Ka automjete të nivelit të lartë dhe shoferë profesionistë. Pra, në çdo rast, nëse ju duhet planifikoni ngjarjet tuaja në vendet brenda zonave që mbulon Elite Mobility, ndihma dhe përkushtimi do të jenë në krye të përgjegjësisë.